Sport

Manchesteri ofron 40 milionë euro për Dembelen

Foto: Reuters

Skuadra e Manchester Unitedit i ka bërë ofertë zyrtare Lyonit për sulmuesin Moussa Dembele.

Sajti "goal.com" ka raportuar se Manchesteri për transferimin e Dembeles gjatë verës i ka ofruar ekipit francez 40 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Dembele pëlqehet shumë nga trajneri i Manchesterit, Ole-Gunnar Solsksjaer, që e sheh si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm. Dembele 22-vjeçar ka shkëlqyer këtë edicion te Lyoni, pasi ka shënuar 15 gola në 32 paraqitje në Ligue 1.

Ai ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023, kurse verën e shkuar u transferua nga Celticu për 22 milionë euro. Dembele karrierë ka bërë edhe te Fulhami.