Sport

Ramosi alarmon top klubet, oferta për të nga Italia, Anglia e Kina

Kampioni i Italisë, Juventusi, ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin spanjoll Sergio Ramos, njoftojnë të premten mediumet spanjolle.

Mësohet se Ramos do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni për shkak të raporteve të këqija me drejtuesit e klubit.

Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2021 me pagë vjetore prej 12.5 milionë eurosh. Te Juventusi, Ramos shihet si përforcim ideal për repartin defensiv, sidomos pas tërheqjes nga loja aktive e Andrea Barzaglit.

33-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2005 kur u transferua nga Sevilla për 27 milionë euro. Ai në edicionin e fundit ka regjistruar 42 paraqitje dhe ka shënuar 11 gola në të gjitha garat.

Ramos ka edhe 163 ndeshje të zhvilluara me Përfaqësuesen e Spanjës.

AS raporton se për të kanë shprehur interesim edhe Manchester Unitedi e Liverpooli, derisa oferta ka edhe nga Kina.