Napoli me ofertë për Clynen Foto: Reuters

Napoli me ofertë për Clynen

24 May 2019 13:48

Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, anglezin Nathaniel Clyne që është në pronësi të Liverpoolit, ka njoftuar të premten "Daily Mail".

Mësohet se Napoli tashmë ka kontaktuar Liverpoolin që për lirimin e 28-vjeçarit, kërkon 15 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Clyne edicionin e fundit ka qenë i huazuar te Bournemouthi kurse te Napoli pëlqehet shumë nga trajneri Carlo Ancelotti.

Ai te Bournemouthi ka patuir 21 ndeshje në të gjitha garat kurse me Liverpoolin ka kontratë deri në vitin 2021.

Clyne ka edhe 14 ndeshje me Përfaqësuesen e Anglisë kurse karrierë ka bërë edhe te Southamptoni e Crystal Palace.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme