Sport

Sulmuesi i liruar nga Arsenali fitoi titullin në Itali

Kur uellsiani Aaron Ramsey do t'i nisë stërvitjet me Juventusin gjatë kësaj vere, ai nuk do të jetë ish-lojtari i vetëm i Arsenalit te kampioni i Italisë. Ramsey do t'i bashkohet sulmuesit 20-vjeçar, Stephy Mavididi, i cili muajin e shkuar u bë anglezi i pari që luajti për Juventusin pas David Plattit në vitin 1992.

Për Mavididin kjo është një arritje e madhe, duke pasur parasysh se ai asnjëherë nuk luajti për ekipin e parë të Arsenalit dhe deri në fund të edicionit të shkuar ishte i huazuar te Charltoni në kategorinë e tretë të Anglisë, transmeton Koha Ditore shkrimin e BBC.

Sulmuesi i ekipit U-20 të Anglisë në vitin 2015 firmosi kontratë profesioniste me Arsenalin, por krejt çka arriti ishte të luante me ekipin e rezervave. Para Charltonit ishte i huazuar edhe te Prestoni.

"Verën e shkuar u ktheva tek Arsenali për t'i filluar përgatitjet për edicionin e ri, por në klub më thanë se do të jetë shumë vështirë për mua të luaj me ekipin e parë. Kështu që koha ime te Arsenali kishte marrë fund", kujton Mavididi. "Isha shumë i mërzitur, pasi kam qenë pjesë e Arsenalit për tetë vjet. Por papritmas me erdhi thirrja nga Juventusi dhe gjithçka ndryshoi në jetën time. Një skaut më tha se më ka shikuar për një kohë të gjatë dhe se Juventusi ka bërë gati kontratën për mua".

Skauti që i siguroi kalimin Mavdidit te Juventusi ishte vëllai i kapitenit Giorgio Chiellini, Claudio...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)