Tottenhami kërkon Ceballosin

Tottenhami kërkon Ceballosin

22 May 2019 13:24

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja spanjolle "Diario AS".

Mësohet se Ceballos pëlqehet shumë nga trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino që e sheh spanjollin si zëvendësim adekuat për Christian Eriksenin që pritet të largohet nga klubi londinez gjatë kësaj vere, transmeton Koha Ditore.

Për transferimin e Ceballosit në verë, Tottenhami është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro dëmshpërblim. Ceballos 22-vjeçar, këtë edicion ka 34 paraqitje dhe tri gola në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë edhe te Betisi. Ceballos ka edhe gjashtë ndeshje e një gol me Spanjën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme