FFK-ja jep detajet e biletave për finalen e Kupës së Kosovës

FFK-ja jep detajet e biletave për finalen e Kupës së Kosovës

22 May 2019 13:11

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot pas orës 15:00 do të nisë shitja e biletave për ndeshjen finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Trepçës’89 dhe Feronikelit, e cila do të zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimet e biletave janë si vijon: Lindje dhe Perëndim 3 euro, derisa tribuna VIP, 5 euro.

Biletat mund të blihen në tri qytete në tri pikat e mëposhtme të IPKO-s:

Drenas: Rr. Shaban Shala Nr.43,

Prishtinë: Pika e shitjes në rrugën “Perandori Justinian” nr.16.

Mitrovicë: Pika e shitjes në rrugën “Bulevardi Shemsi Ahmeti 24”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme