Sport

Shqipëria pa Strakoshën ndaj Islandës dhe Moldavisë, nis grumbullimi i futbollistëve

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e radhës të kombëtares së Shqipërisë ndaj Islandës e Moldavisë.

24-vjeçari nuk u grumbullua nga Simone Inzaghi për ndeshjen e së hënës, Lazio – Bologna, pikërisht për shkak të një lëndimi që e mundon prej kohësh, transmeton kp.

Tani është konfirmuar që Strakosha nuk do t’ia dalë të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë për sfidat e muajit qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Kësisoj në vendin e tij pritet që trajneri Edy Reja ta vendosë Etrit Berishën, që në muajt e fundit ka humbur vendin e titullarit në ekipin e Atalantas.

FSHF-ja sot ka konfirmuar Edi Reya sot ka nisur grumbullimin e lojtarëve për ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në udhëtim më 8 qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 qershor.

Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reya do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.

Futbollistët e ftuar janë këta:

Image