Sport

Emery thotë se Mbappe e donte kalimin te Reali

Ish-trajneri i Paris Saint-Germainit, Unai Emery, ka thënë se Kylian Mbappe donte t’i bashkohej Realit para se kampioni francez ta bindte sulmuesin francez të qëndronte në vendlindje.

Mbappe është lidhur me një kalim te Reali pasi shtoi spekulimet duke paralajmëruar se “mund të jetë koha për një projekt të ri”.

Kampioni i Ligue 1 insiston se 20-vjeçari do të qëndrojë në Paris, por Emery, tash trajner i Arsenalit, ka treguar se Mbappe kishte dëshiruar edhe më parë kalimin te Reali.

“Ai donte të zgjidhte Realin, kishte shansin edhe te Barcelona, por e donte Realin me sytë mbyllur. Të gjithë e bindëm për projektin në Francë dhe bëmë që ai të qëndronte. U desh të vendosnim para në tavolinë dhe këtë e bëmë”, ka treguar Emery për kohën sa udhëhiqte me PSG-në.

Mbappe iu bashkua PSG-së në formë huazimi nga Monaco më 2017 e më pas u bë transfer i përhershëm për 180 milionë euro. Që nga ajo kohë Mbappe ka shënuar 59 gola në të gjitha garat.