Sport

Milani nis bisedimet me Donnarumman

Milani raportohet se ka nisur bisedimet me portierin Gianluigi Donnarumma për kontratë të re pasi synon të heshtë menjëherë interesimin nga Paris Saint-Germaini.

PSG raportohet se po e sheh italianin si zëvendësues të Gianluigi Buffonin, por Milani shpreson që me rritje page ta bindë portierin të qëndrojë në klub, raporton “Calciomercato”.

20-vjeçari ka edhe dy vjet në kontratën e tij në San Siro.