Vuajtjet e skuadrës kurde që turqit e shohin si “terroriste” Foto: Getty

Vuajtjet e skuadrës kurde që turqit e shohin si “terroriste”

19 May 2019 12:01

Nëse tensionet etnike në Turqi reflektohen në fushë të futbollit, atëherë Amedspor dhe tifozëria kurde e këtij klubi janë në qendër të kësaj. 

Klubi përfaqëson qytetin me shumicë kurde, Diyarbakirin, që gjendet në juglindje të Turqisë, rreth 120 kilometra nga kufiri me Sirinë dhe ka popullatë rreth një milion banorë, shkruan sot Koha Ditore.

Mahsum Kazikci, një anëtar pasionues i grupit të tifozëve të Amedsporit që njihen si “Rezistenca”, reflekton për ndjenjat që ndan me shumicën e tifozëve të klubit kur flet për racizmin me të cilin përballet klubi. “Është një thënie: ‘Ne do të fitojmë duke rezistuar’. 

Kur turqit e thonë këtë, nuk ka asnjë problem, por tifozët e Amedsporit nuk guxojnë ta shkruajnë këtë as në një pano. Megjithatë, ne kurrë nuk do të ndryshojmë personalitetin tonë, mënyrën tonë. Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë. Ne jemi një grup i ligjshëm i tifozëve i një klubi të ligjshëm të futbollit”, thotë Mahsum. 

Klubi është themeluar në vitin 1990, kurse në vitin 2014 u riemërtua si “Amed”, që vjen nga emri kurd për Diyarbakirin dhe rajonin ku ndodhet. Ky emër i ri është vetëm një nga arsyet prapa presionit me të cilin klubi është përballur viteve të fundit.

 Klubi është dukshëm larg elitës turke - nuk është madje as duke luftuar për kreun në kategorinë e tretë të vendit - por ndeshjet shpesh mbesin në hije të konfliktit dhe konfrontimeve mes tifozëve. Kjo, kur tifozët e Amedsporit nuk kanë ndonjë pezullim. 

Në një ndeshje të Amedsporit në shtëpi kundër Sancaktepes, një skuadër nga Stambolli, asnjë nga tifozët e Amedsporit nuk u lejua ta përcillte atë. Arsye ishte një incident misterioz në fillim të marsit.

 Mansur Calar, një lojtar i Amedsporit, ishte akuzuar se i kishte prerë lojtarët rivalë me një zhiletë gjatë një ndeshjeje si vendës kundër Sakaryasporit, një skuadre nga Adapazari, më 2 mars...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme