Dani Alves nuk rinovon kontratën me PSG-në, dëshiron të luajë në Premier Ligë

Dani Alves nuk rinovon kontratën me PSG-në, dëshiron të luajë në Premier Ligë

18 May 2019 15:30

Daniel Alves dëshiron të provojë një eksperiencë të re.

Mbrojtësi brazilian ka provuar të luajë në Spanjë, Itali dhe së fundmi në Francë, dëshiron të provojë dhe një aventurë në Premier Ligë.

Dani Alves ka ndërprerë rinovimin me klubin francez pasi kërkon të luajë në Angli. Është “Uol Esporte” që raporton se mbrojtësi 36-vjeçar nuk do të rinovojë kontratën e tij me klubin e PSG-së.

Dani Alves është një nga lojtarët që ka fituar më shumë trofe në karrierën e tij si futbollist. 36-vjeçari ka fituar tituj kampion me Barcelonën, Juventusin dhe PSG-në por edhe trofe të tjera si Champions League dhe Kupa./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme