Tenisti australian Nick Kyrgios ka dorëzuar meçin e tij të raundit të dytë në Italian Open kundër norvegjezit Casper Ruud.
Australiani 24-vjeçar ishte në setin e tretë dhe vendimtar kur u dënua me një gem, për shkak të sharjes, ndërsa ishte 2:1 në disavantazh, transmeton Koha Ditore shkrimin e BBC.
Ai më pas goditi një shishe, hodhi raketën përtokë, hodhi një karrige në fushë, mori çantën me raketa dhe u largua nga arena.
Kyrgios ka një histori të gjobave për sjellje jo të mirë në fushë dhe në mars ai pati një zënkë me një tifoz në "Miami Open".
Në vitin 2015 ai ishte gjobitur me 16 mijë funte dhe ishte suspenduar për 28 ditë, pasi gjatë një meçi kishte bërë fyerje ndaj të dashurës së tenistit zviceran Stan Wawrinka....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.