Sport

Mikeli pranë kthimit në Premier League

Ish-mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel po mendon të kthehet në Premier Leaguen e Anglisë, raporton "ESPN".

Nigeriani ka marrë një numër të ofertave nga skuadrat e elitës, përfshirë edhe nga dy skuadrat e sapo ngjitura në Premier League, Norwich City e Sheffield United, transmeton Koha Ditore.

Mikel 32-vjeçar ka kaluar pjesën e dytë të edicionit 2018-19 në formë huazimi te Middlesbrough, ku ka shënuar një gol në 18 ndeshje në Kategorinë e Dytë të Anglisë.