Sport

BBC për Arineta Mulën: Gruaja nga Kosova që pushtoi Everestin

Descriptive Text

BBC Travel sot ka publikuar një artikull për rrugëtimin e alpinistes Arineta Mula në pushtimin e majës më të lartë në botë, Mound Everest.

“Një tokë e mbyllur në tokë, sovranitetin e së cilës e kanë njohur 116 shtete nga 195, siç është dokumentuar nga qeveria britanike, Kosova shpesh konsiderohet vendi më i ri në Evropë. Pavarësimin nga Serbia e deklaroi më 17 shkurt 2008, pas dekadave të konfliktit etnik në Ballkan, pas prishjes së Jugosllavisë më 1991”, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Arineta Mula, më e reja nga katër fëmijët, ishte lindur më 1988 në një botë me turbulencë, ku shqiptarët e Kosovës dhe serbë ishin në konflikt të vazhdueshëm, shpesh vdekjeprurës, me njëri-tjetrin, shkruan tutje BBC. Ajo ishte rritur në kohën e luftërave në Jugosllavi, që shpesh konsiderohen si konfliktet më vdekjeprurëset në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kosova në Everest

Përkundër rrethanave të paimagjinueshme sfiduese, Mula do të ngritej për të pushtuar disa nga majat më të larta në botë, përfshirë këtu edhe Mount Everestin më 2017.

Mula ishte larguar qyteti i saj i lindjes, Peja për të studiuar shkenca politike në Universitetin e Prishtinës në moshën 18 vjeçare, dhe aksidentalisht kishte nisur aventurën e saj të alpinizmit.

Derisa jetonte në kryeqytetin e Kosovës, ajo kishte zbuluar ecjen në male.

“Asnjëherë nuk e kisha bërë më parë”, tregon Mula. “por një mik i imi më kishte sugjeruar të shkoja për një ecje në bjeshkë, dhe pranova. Menjëherë më rrëmbeu. Secilën fundjavë nga ajo ngjitje e parë, isha në ndonjë mal të Kosovës”.

E për ta realizuar ëndrrën e saj i ishte ofruar shansi më 2017 kur Kosova kishte filluar të krijonte ekipin e parë për shkuar në Mount Everest. E Mula loboi që të bashkohej me grupin e bjeshkatarëve.

Dhe pavarësisht paragjykimeve dhe rezistencës nga udhëtarët e tjerë, ajo këmbënguli se ka fituar një vend në këtë ekip.

“Në Everest gratë janë trajtuar ndryshe”, shprehet ajo. “Sherpasit (një nga grupet etnike të rajonit më malor të Nepalit dhe Himalajeve) ishin të prirur të më injoronin, por dëgjonin shoqëruesit e mi që ishin burra. Nuk mendoj se ishte e qëllimshme. Ka shumë më pak gra se sa burra që ngjiten atje”.

E ajo kishte parë paragjykimet edhe pas kthimit në Kosovë.

“Njerëzit do të bënin komente të pakuptimta si ‘Shumë mirë, por ishte me fat që kishe një burrë për të të ndihmuar’. Kisha vështirësi, të gjithë kanë. Por kur arrita e arrita atë më 22 maj 2017, pjesë e ekipit të parë kosovar që e arrin këtë, e bëra me përpjekjet e mia”.

Kujtojmë se pjesë e kësaj ekspedite ishte edhe alpinisti Nazmi Hasanramaj.

Derisa Grupi Koha ka qenë sponsor medial i ekspeditës historike të Kosovës në Everest, e cila zgjati 66 ditë.

{gallery}