City i kundërpërgjigjet UEFA-s rreth hetimeve për thyerjen e rregullave financiare Foto: Reuters

UEFA thotë se City ka thyer rregullat financiare, mund të suspendohet nga Liga e Kampionëve

16 May 2019 10:48
11:12

UEFA ka konfirmuar se hetimet e saj tregojnë se City ka thyer rregullat e saj financiare.

Në një deklaratë të shkurtë UEFA ka shpjeguar se, “Shefi hetimor i Klubit të Trupës së Kontrollit Financiar (CFCB), pas konsultimit me anëtarët e tjerë të dhomës së pavarur hetimore të CFCB-së, ka vendosur që pas përfundimit të hetimit të tij ta dërgojë sot Cityn në dhomën e gjykatës së CFCB-së”.

Dhoma hetuese e CFCB-së kishte hapur një hetim ndaj Manchester Cityt më 7 mars 2019, për thyerje të rregullave financiare.

UEFA ka thënë se nuk do të bëjë asnjë koment rreth kësaj çështje pa vendimin finale, që pritet të jetë pas disa javësh.

10:48

City i kundërpërgjigjet UEFA-s rreth hetimeve për thyerjen e rregullave financiare

Manchester City i është kundërpërgjigjur UEFA-s rreth hetimeve që ajo po bën ndaj saj për thyerjen e rregullave financiare,.

BBC Sport gjatë kësaj jave ka raportuar se UEFA ka hapur hetime ndaj Cityt, e mund ta suspendojë nga Liga e Kampionëve për një sezon nëse gjen se ka thyerje të “fair-playt financiar”, transmeton Koha.net.

City rrezikon përjashtimin nga “Championsi”

City thotë se, “është i zhgënjyer, por fatkeqësisht jo i befasuar” – derisa thekson se – “akuzat për parregullsi financiare mbeten plotësisht false”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme