Gjilani kthen binjakët Rezak, por për shpëtim është vonë

Gjilani kthen binjakët Rezak, por për shpëtim është vonë

Tahir Sopi Tahir Sopi 16 May 2019 08:23

Binjakët nga Bregu i Fildishtë, Aziz dhe Razak Keita, janë kthyer te skuadra e Gjilanit dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Gentjan Mezani për ndeshjet e fundit të edicionit në Ipko Superligën e Kosovës.

Binjakët Rezak të mërkurën kanë mbajtur stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dhe do të përfshihen në ekip për ndeshjen me Lirinë, të cilën Gjilani e luan të enjten (sot, 16:00) në terren të vetin. Ndeshja i takon xhiros së 32-të, të parafundit të këtij edicioni, transmeton Koha Dtiore.

Vëllezërit Rezak iu bashkuan Gjilanit në fillim të këtij viti dhe në ndeshjet që i luajtën në kampionatin e Kosovës, treguan paraqitje të mira.

Por, javë më parë u larguan nga Kosova për shkak të skadimit të vizave. Tash, pasi janë pajisur me viza për qëndrim më afatgjatë, binjakët janë kthyer për ta ndihmuar Gjilanin në fazën më të rëndësishme.

Skuadra aktualisht renditet në pozitën e dhjetë në tabelë dhe gjasat janë të mëdha që të mbetet në zonën që nuk ia siguron mbetjen direkte në elitë, por që atë duhet ta kërkojë përmes një ndeshjeje barazhi me një skuadër të Ligës së Parë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme