Sport

Feronikeli – Prishtina, finalja e madhe për titull kampion

Xhiroja e fundit e Superligës së Kosovës do të sjellë finalen e madhe për titullin e kampionit.

Feronikeli, si lider aktual, pret në “Rexhep Rexhepi” Prishtinën pretendente në ndeshjen vendimtare për kampionin e ri të Kosovës.

Me 77 pikë të tubuara, ekipit nga Drenasi i mjafton edhe barazimi nga përballja direkte me Prishtinën në xhiron e 33-të. Dueli i drejtpërdrejtë për titull zhvillohet të dielën, më 19 maj, me fillim prej orës 16:00.

Prishtina ka 75 pikë dhe vetëm fitorja do ta kthente titullin e kampionit në kryeqytet.

Në dy përballjet e këtij sezoni mes dy skuadrave, bilanc më pozitiv kanë “Plisat”.

Në xhiron e dhjetë, Prishtina madje kishte arritur të fitonte në “Rexhep Rexhepi” 0 me 1. Në takimin e dytë, në kuadër të xhiros së 21-të, Prishtina e Feronikeli barazuan 1 me 1 në kryeqytet.