Lampard zëvendëson Sarrin te Chelsea

Lampard zëvendëson Sarrin te Chelsea

15 May 2019 17:20

Frank Lampard raportohet se do të zëvendësojë Maurizio Sarrin te Chelsea këtë verë.

Ish-lojtari i “Bluve”, sipas “Sport Mediaset”, është i preferuari i klubit për ta zëvendësuar italianin që nuk ka kënaqur krerët edhe pse siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Ish-mesfushori anglez ka nisur karrierën si trajner verën e shkuar te Derby County dhe e kualifikoi ekipin në play-off të Championshipit anglez.

Në anën tjetër, Sarri thuhet se do të kalojë në Serie A, ku kërkohet nga disa klube.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme