Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pas Dybalas

Skuadra e Atletico Madridit edhe zyrtarisht ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

"Marca" raporton të mërkurën se Atletico është i gatshëm të paguajë rreth 90 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Dybalas gjatë kësaj vere. Dybala, te Atletico shihet si zëvendësim për Antoine Griezmannin, i cili tashmë ka paralajmëruar largimin nga ekipi, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dybala 25-vjeçar, pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën që ka patur këtë edicion. Ai ka shënuar dhjetë gola në 40 ndeshje në të gjitha garat kurse me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2022. Krahas Atleticos, interesim për Dybalan kanë treguar edhe Bayern e PSG.