Sport

Sarri do të largohet nga Chelsea

Sarri do të largohet nga Chelsea

Tekniku italian Maurizio Sarri nuk do të jetë trajner i skuadrës së Chelseat për edicionin e ardhshëm. "Gazzetta dello Sport", shkruan të mërkurën se Sarri do të shkarkohet nga posti i trajnerit te Chelsea pas ndeshjes finale të Ligës së Evropës, që do të luhet në Baku më 29 maj.

Sarri ka marrë drejtimin e Chelseat para fillimit të këtij edicioni, por tifozët e klubit londinez nuk janë të kënaqur me të dhe janë kundër stilit të lojës së tij. Kjo ka bërë që drejtuesit e Chelseat të mendojnë për një trajner tjetër në edicionin e ri, duke ia shkëputur Sarrit kontratën para kohe.