Sunderlandi, ekip që tani garon në rangun e tretë të garave në Angli të njohur si “League One”, ka “thumbuar” Manchester Cityn pasi fitoi titullin e gjashtë të Premier Ligës në histori të klubit.
Kjo skuadër ia kujtoi Cityt që me këtë sukses vetëm e ka barazuar Sunderlandin me tituj.
“Urime Manchester Cityt, që iu bashkua Sunderlandit duke u bërë gjashtë herë kampion i Anglisë. Tani është gara për të shtatin...”, ka shkruar Sunderlandi në Twitter.
Për dallim nga Sunderlandi që titullin e fundit e ka fituar në sezonin 1935-36, City katër trofetë e fundit i ka fituar në tetë vjetët e fundit.
Congratulations to @ManCity, who have joined #SAFC by becoming six-time champions of England.
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) May 12, 2019
The race to seven is on... ??