Liverpooli është bërë zyrtarisht nënkampioni me më së shumti pikë në histori të top-pesë ligave në Evropë.
“Të Kuqtë” mbyllën sezonin 2018-10 me 97 pikë, ndërsa Manchester City u shpall kampion me vetëm një pikë më shumë.
Me 97 pikët e grumbulluara, Liverpooli tejkaloi rekordin e Realit që në sezonin 2009-10 ishte shpallur nënkampion me 96 pikë.
Të dy ekipet janë mposhtur në garën për titull nga trajneri Pep Guardiola, që tash udhëheq Cityn e dikur udhëhiqte Barcelonën.
