Sport

Canolli i pari në shtegun malor të Prevallës

Anëtari i Auto Klubit Eurogoma RT, Bardhyl Canolli, e ka fituar edhe shtegun e Prevallës, në kuadër të kampionatit të Kosovës në automobilizëm.

Ai, me Radicall SR8 LM deri te fitorja arriti me kohën e përgjithshme 02.48.635 minuta.

Kohën më të shpejtë e pati në vozitjen e dytë, në të cilën distancën 2.85 kilometra e kaloi për 01.23.300 minuta.

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Valdet Kaçandollit të Prishtina Racing Team, i cili me Suzuki Swift Super 1600, në krahasim me fituesin ishte më i ngadalshëm për 24.013 sekonda, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Blerand Hasanajn po ashtu i Prishtina Racing Team. Hasanaj me Opel Astra GSi pati kohën prej 03.13.020 minuta.

Në konkurrencën ekipore, pozita e parë i takoi Prishtina Racing Team, e dyta Ferizajt, ndërsa e treta u rendit HCR Gjakova.