Juventus prezanton fanellat e reja, nuk pëlqehen nga tifozët

Juventus prezanton fanellat e reja, nuk pëlqehen nga tifozët

12 May 2019 12:30

Pak ditë më parë, në media u shpërndanë foto të ndryshme të fanellës së re të Juventusit ku shihet se ka ndryshime të mëdha.

Vijat bardhezi të cilat kanë qenë ndër vite, janë zhdukur dhe në vend të vijave, fanella është gjysmë e bardhë dhe gjysmë e zezë ku mes tyre ka edhe një shirit të hollë rozë.

Kjo fanellë është prezantuar sot zyrtarisht edhe nga vetë klubi i Juventusit si një risi.

Në fakt, kjo risi duket se nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të cilët kanë kundërshtuar klubin. Ata kanë kërkuar që të rikthehet fanella tradicionale me vijat bardhezi por vështirë se do të ketë një kthim pas.

Image

 

Image

 

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme