Xhudoja si mënyrë e jetesës

Xhudoja si mënyrë e jetesës

12 May 2019 07:30

Loriana Kuka lindi më 5 prill 1997 në Zvicër. Në këtë vend është rritur dhe ka marrë hapat e parë në xhudo, duke shënuar edhe disa suksese. Por hovi i saj i madh ka nisur vetëm pasi ka ardhur në Kosovë dhe i është bashkuar klubit më të madh të xhudos “Ippon” nga Peja, që udhëhiqet nga xhaxhai i saj, Driton Kuka, shkruan sot Koha Ditore.

Në dy vjetët e fundit ajo ka fituar shumë medalje në turne të nivelit Grand Prix, ndërkohë që është shpallur edhe kampione e Evropës për grupmoshën U23 dhe nënkampione e Lojërave Mesdhetare. Ajo garon në kategorinë deri në 78 kilogramë dhe aktualisht renditet në zonën që i siguron normë olimpike për “Tokio 2020”.

----

Xhudo për mua nuk është vetëm një sport, por është shkollë e jetës. Xhudo na mëson si me u sjell me njerëzit, na e mëson respektin ndaj të tjerëve dhe disiplinën.

Xhudo për mua është bërë mënyrë e jetesës. Gjithë jetën ia kam përkushtuar xhudos me qëllimin për të arritur suksese të mëdha.

Xhudo më ka dhënë edhe mundësinë për të parë vende të ndryshme në gjithë botën.

Zvicra është vendlindja ime. Kam jetuar 19 vjet në Zvicër dhe kam kaluar gjithë fëmijërinë time afër Zürichut. Nëna ime është zvicerane dhe për atë arsye Zvicra gjithnjë do të ketë një vend të veçantë në zemrën time. Kur shkoj në Zvicër, vizita e parë që e bëj është te gjyshërit e mi. Ata janë të mërzitur shumë që nuk jetoj më në Zvicër, por gjithnjë më përkrahin në gjërat që i bëj.

Kosova. Falë saj jam një hap më afër ëndrrës sime për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Më është dhënë mundësia ta përfaqësoj shtetin tonë dhe të ushtroj nën urdhrat e trajnerit më të mirë në botë, Driton Kuka....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme