Sport

Shaqiri e Xhaka para tri finaleve të mëdha evropiane

Shaqiri e Xhaka para tri finaleve të mëdha evropiane
 

Ka kohë që Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka vlerësohen bindshëm futbollistët më të mirë shqiptarë. Dhe distanca e tyre me grupin e lojtarëve të tjerë elitarë shqiptarë pritet të rritet në javët në vijim.

Dy reprezentuesit e Zvicrës do të paraqiten në dy finalet më të mëdha të futbollit evropian të klubeve - në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës, shkruan sot “Koha Ditore”. Më pas të dy bashkë do të jenë në fazën finale të një gare tjetër të madhe të Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA) - Ligës së Kombeve të UEFA-s.