Sport

Scott Parker, trajner i Fulhamit

Foto: Reuters

Scott Parker do të jetë trajner i Fulhamit për edicionin e ardhshëm, ka njoftuar ekipi londinez të premten.

Parker në muajin shkurt pati marrë përkohësisht drejtimin e ekipit, i cili edicionin e ri do të bëjë gara në Championship. Nën drejtimin e Parkerit, Fulhami ka treguar paraqitje të mira dhe për këtë arsye klubi i ka ofruar kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

“Scott Parker ishte trim kur pranoi sfidën e vështirë për ta marrë drejtimin e ekipit në shkurt. Prej asaj dite, ekipi ka treguar shenja të mira, pavarësisht se nuk ka siguruar qëndrimin në Premier League. Tash Scotti ka një sfidë tjetër, atë të kthimit të klubit në Premier League pas një viti. Klubi ka besim të plotë në aftësitë e tij menaxheriale”, thuhet në njoftimin e Fulhamit.