Sport

Tottenhami siguron Gomesin

Skuadra e Tottenhamit ka siguruar shërbimet e mesfushorit portugez Andre Gomes.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se Tottenhami ka arritur marrëveshje me Barcelonën, dhe për kartonin e Gomesit do të paguajë 30 milionë euro dëmshpërblim.

Gomes para fillimit të këtij edicioni është huazuar tek Evertoni dhe ka treguar paraqitje të mira në Premier League, transmeton “Koha Ditore”.

Me Tottenhamin do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe do të prezantohet në fund të këtij edicioni. 25-vjeçar, te Evertoni deri më tani ka regjistruar 28 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe asistuar dy herë. Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021.

Karrierë ka bërë edhe te Valencia e Benfica. Ka 29 ndeshje me Portugalinë.