Prishtina kërkon titullin, Rahoveci ndeshjen e pestë

Prishtina kërkon titullin, Rahoveci ndeshjen e pestë

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 10 May 2019 08:55

Fytyrë shumë të ndryshme kanë pasur ndeshjet e serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Derisa ndeshjet në Prishtinë nuk kanë pasur dramë dhe janë fituar bindshëm nga Z Mobile Prishtina, ndeshja në Rahovec është vendosur fare në fund dhe është fituar nga skuadra vendase.

Edhe atmosfera ka dalluar shumë, ndonëse plejofi nuk po e ka bujën e zakonshme, shkruan sot Koha Ditore.

Në Prishtinë në ndeshjen e tretë të plejofit ishin afro 1.000 shikues e në ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit edhe më pak. Ndërkohë në Rahovec në ndeshjen e dytë të plejofit palestra ishte e mbushur me afro 2.500 shikues.

Lideri i Prishtinës, Dardan Berisha. pret që sërish në Rahovec palestra të jetë e mbushur me shikues dhe që atmosfera të jetë e zjarrtë. Por ai pret që rezultati të dallojë nga ai i ndeshjes së kaluar të luajtur në palestrën "Mizahir Isma"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme