Tumbakoviq vlerëson se Kosova është më e fortë se Bullgaria

Tumbakoviq vlerëson se Kosova është më e fortë se Bullgaria

09 May 2019 09:31

Trajneri serb i Përfaqësueses së Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq, ka vlerësuar se Kosova ka ekip më të mirë sesa Bullgaria.

Në një intervistë dhënë për mediat e Malit të Zi të mërkurën, Tumbakoviq ka shtuar se problem i madh për të në prag të ndeshjes me Kosovën, është mosaktivizimi i lojtarëve malazezë nëpër ekipet e tyre si dhe dënimi i tifozëve nga UEFA.

Ndeshjen e radhës, Mali i Zi e luan ndaj Kosovës, më 7 qershor në Podgoricë në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020" dhe ajo do të luhet pa praninë e tifozëve, meqë UEFA dënoi malazezët për racizmin e shfaqur ndaj Anglisë një ndeshje më herët, shkruan sot Koha Ditore.

Si Mali i Zi ashtu edhe Kosova kanë tubuar nga një pikë në kuadër të Grupit A eliminator pas barazimeve 1:1 kundër Bullgarisë. Por, Mali i Zi ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, atë që e humbi 1:5 ndaj Anglisë.

Për trajnerin e Malit të Zi, Kosova është një kundërshtare shumë e fortë. Sipas tij, dëshmia më e mirë është barazimi me Bullgarinë si dhe triumfi në grupin e tretë të Ligës D të Ligës së Kombeve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme