Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino nuk i ka përmbajtur lotët pas kualifikimit historik në finale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e tij e përmbysi Ajaxin, duke fituar në Amsterdam me rezultat prej 2 me 3, transmeton Koha.net.
“Kam shumë vështirësi të flas. Ky është një emocion fantastik, faleminderit futboll. Lojtarët e mi janë heronj, në sezonin e kaluar u thashë të gjithëve se ky grup është heroik. Në pjesën e dytë ishin të jashtëzakonshëm. Faleminderit futboll – këto emocione pa futbollin do të ishin të pamundura. Faleminderit të gjithëve që keni besuar tek ne, është shumë e vështirë ta përshkruajmë këtë me fjalë është shumë e vështirë”, ka thënë Pochettino për BT Sport.
Ai ka shtuar se, “të gjithë janë heronj, por Lucas Moura është superheroi”.
Pochettino I love you. COME ON YOU SPURS! Tottenham are in the #ChampionsLeague Final! #COYS #THFC #AJATOT pic.twitter.com/rVMwa3UHC8
— Harry C (@HazSpur92) May 8, 2019