Sport

FFK-ja gjobit Llapin me 1000 euro

Llapi është gjobitur me një mijë euro nga Federata e Futbollit të Kosovës për sjellje josportive në derbin lokal kundër Dritës, e zhvilluar më 27 prill 2019.

E një prej arsyeve që është gjobitur është shpalosja e një pankarte, transmeton Koha.net.

Image

“Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; shpalosja e një pankarte me përmbajtje josportive në fillim të ndeshjes, minutat 41 dhe 47 ndezje e flakadanëve dhe hedhja e njërit prej tyre në pjesëfushën e ekipit mysafir, minutat e 80 dhe 84, ofendimet e orkestruara nga publiku nikoqir drejtuar lojtarëve mysafirë. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 1 dënohet me të holla në shumë prej 1000 euro (njëmijë euro)”, thuhet në faqen zyrtare të FFK-së.

Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.