Kloppi lavdëron Shaqirin e Origin Foto: Reuters

Kloppi lavdëron Shaqirin e Origin

07 May 2019 23:50

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ndarë shumë i kënaqur me zëvendësuesit e Mohamed Salahut e Roberto Firminos, që të dy këta të lënduar.

Shaqiri, që luajti në vend të Salahut, dhe Origi në vend të Firminos, dhanë një paraqitje fantastike në fitoren prej 4 me 0 ndaj Barcelonës, transmeton Koha.net.

Shaqiri bëri një asistim, derisa Origi shënoi dy herë për ta çuar Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve.

“Shaqiri e Origi nuk kanë luajtur shumë, dhe një performancë e tillë ishte shumë e rëndësishme. Ata treguan se çfarë është e mundur në futboll, është kaq mirë”, është shprehur Klopp, që tregon për emocionet që kishin të gjithë, në veçanti Milneri.

“E pash Milnerin duke çarë në fushë pas ndeshjes. Kjo ka kaq shumë rëndësi për ne. Është faza më e mirë e futbollit. Ka gjëra më të rëndësishme në botë, por të krijosh këtë atmosferë emocionuese së bashku është speciale. Gjithçka ka të bëjë me lojtarët”, është shprehur ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme