Sport

Rexhbeçaj i mbetet besnik ekipit që ia mundësoi Bundesligën

 

Mesfushori kosovar Elvis Rexhbeçaj i ka qëndruar besnik klubit gjerman që ia ka dhënë rastin të depërtojë në skenën e madhe të futbollit.

Rexhbeçaj 21-vjeçar, të hënën, ka vazhduar edhe për tre vjet kontratën me skuadrën e njohur të Bundesligës gjermane, Wolfsburg. Ai kishte kontratë edhe një vit, ndërsa me kontratën e re te Wolfsburgu do të qëndrojë deri në verën e vitit 2023. Vazhdimin e kontratës me Rexhbeçajn, klubi gjerman e ka vlerësuar lajm të mirë për të gjithë tifozët, shkruan sot Koha Ditore.