Sport

Casillas del nga spitali

Portieri legjendar i Spanjës dhe Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja për të, pasi u lirua nga spitali pas sulmit në zemër.

37-vjeçari pësoi të mërkurën e shkuar sulm në zemër gjatë stërvitjeve me Porton.

Duke folur para spitalit ai ka thënë se do të pushojë për disa javë apo muaj.

“Më e rëndësishmja është të jem këtu. Pak ditë më parë kalova në një situatë të vështirë, diçka që mund të ndodhë në çdo moment të jetës, por fatmirësisht jam mirë. Jam falënderues dhe ndihem se jam shumë me fat”, ka thënë ai, raporton BBC.

“Nuk e di se si do të jetë e ardhmja, por më e rëndësishmja është të jem këtu, të jem në gjendje të flas e të tregoj se si ndihem e si jam”, ka shtuar spanjolli.

Ai ka pasur 725 paraqitje për Realin në 16 vjet karrierë, duke i ndihmuar të fitojë tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe pesë tituj të La Ligas. Me Spanjën ka fituar Evropianin më 2008 dhe 2012, dhe Botërorin më 2010.

Image