Sport

Xhaka bën penalti të panevojshme ndaj Brightonit

Granit Xhaka ka shkaktuar një penalti të pazakontë në përballjen e Arsenalit me Brightonin në Premier Ligë.

Mesfushori shqiptar shkaktoi penalti duke ndërhyrë pa nevojë në një kundërshtar të cilin s’mund ta zinte duke ia mundësuar Brightonit të barazojë rezultatin në 1 me 1 në përballjen e vlefshme për xhiron e 37-të në Premier Ligë.

Për penaltinë, Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë.