Sport

Chelsea rrëmben pozitën e tretë, mposht thellë Watfordin

Një fitore e thellë 3 me 0 ndaj Watfordit i ka mjaftuar Chelseat që të dalë në pozitën e tretë të PremierLigës me një ndeshje të mbetur deri në fund të sezonit.

Ruben Loftus-Cheek, David Luiz e Gonzalo Higuain shënuan golat për fitoren e ekipit të Maurizio Sarrit. Të tre realizuan në pjesën e dytë.

“Blutë” e Londrës tani zënë pozitën e tretë me 71 pikë të tubuara, duke kaluar Tottenhamin që mbetet i katërti me 70. Arsenali, që më vonë luan me Brightonin, është i pesti me 66 pikë, aq sa ka edhe Manchester Unitedi si i gjashti.

Image