Sport

Bayerni mposht Hannoverin

Foto: Reuters

Bayern Munich ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Hannoverit, për të vazhduar me hapa të sigurt drejt mbrojtjes së titullit.

Gjiganti bavarez shënoi fitore prej 3 me 1, transmeton Koha.net.

Lewandowski e Goretzka shënuan golat për Bayernin në pjesën e parë.

Pjesën e dytë mysafirët e nisën më mirë, duke arritur që në minutën e 51 të ngushtojnë rezultatin në 2 me 1 përmes Jonathasit, i cili pas katër minutave u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

E Bayerni arriti të shënonte edhe njëherë përmes Franck Riberys në minutën e 84.

Bayerni është lider tani me 74 pikë, derisa Hannoveri në vendin e fundit ka 18 pikë.

Image