Tifozëve të Duesseldorfit u duhet karta e identitetit për shkuarje në tualet

Tifozëve të Duesseldorfit u duhet karta e identitetit për shkuarje në tualet

04 May 2019 11:40

Tifozët e Fortuna Duesseldorfit janë futur në telashe të mëdha para ndeshjeve të fundit të stinorit që ekipi i tyre i luan në udhëtim.

Deri në fund kanë mbetur edhe tri xhiro, kurse Duesseldorfi dy ndeshje i luan në udhëtim, me Freiburgun (5 maj) dhe Borussia Dortmundin (11 maj) përpara se të mbyllë edicionin në shtëpi kundër Hannoverit (18 maj), shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.

Për ndeshjet në udhëtim, duke filluar nga ajo e së dielës me Freiburgun, tifozët e Fortunas për të shkuar në tualet duhet të përdorin kartelat e identitetit.

Kështu ka vendosur ekipi i Freiburgut, duke pasur parasysh se tifozët e Fortunas tashmë kanë dëmtuar tualetet e disa stadiumeve që i kanë vizituar këtë edicion. Skuadrat si Bayerni, Borussia Moenchengladbachu, Mainzi e Wolfsburgu kanë qenë viktima të tifozëve të Fortunas që kanë thyer gjithçka në tualetet e këtyre stadiumeve. Për shkak të këtyre sjelljeve, Fortuna Duesseldorfi se fundi ka marrë një gjobë prej 150 mijë eurosh nga Federata e Futbollit e Gjermanisë.

Skuadra e Fortunas ka paralajmëruar të gjithë tifozët që do të udhëtojnë për ta përkrahur në ndeshjen me Freiburgun se nuk do të mund të përdorin toaletin në stadium pa e treguar kartelën e identitetit. Një masë të ngjashme sikurse Freiburgu për këta tifozë do ta përdorë edhe skuadra e Dortmundit për ndeshjen e fundjavës së ardhshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme