Juventus dhe Torino ndanë nga një pikë në derbin mes tyre që u zhvillua sonte.
Golit të Sasa Lukiq në pjesën e parë iu përgjigj Cristiano Ronaldo në të dytën, duke bërë që ndeshja të përfundojë 1-1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTorino kishte një motivim ekstra në këtë sfidë, pasi është në garë për një vend në Champions, çka do të ishte një arritje historike për ta dhe e nisi mjaft vrullshëm ndeshjen, duke gjetur golin që në minutën e 18’, me anë të mesfushorit Lukiq.
Nga ana tjetër, Juventusi u kundërpërgjigj në minutën e 84-t, kur Cristiano Ronaldo mori një krosim nga Spinnazzola dhe kërceu mbi të gjithë, duke dërguar topin në rrjetën e portës së Torinos./tch
