‘79ers mposht Raptorsin

‘79ers mposht Raptorsin

03 May 2019 22:35

Joel Embiid shënoi dyshifror të dyfishtë me 33 pikë, 10 kërcime e pesë bllokada për ta udhëhequr skuadrën Philadelphia ‘76ers në fitoren kundër vizitorëve të Toronto Raptors, 116:95.

Philly me këtë fitore merr epërsinë 2:1 në seritë e gjysmëfinaleve në Konferencën e Lindjes.

Për Embiidin, njëherësh, ishte edhe double-double i 15-të në karrierë në ndeshjet e PlayOffit.

Jimmy Butler i shtoi 22 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, ndërsa në fitore JJ Redick kontribuoi me 15 pikë, transmeton KTV. Edhe takimi i katërt do të luhet në Philadelphia të dielën.

Te Raptors, me lojë të mirë u dallua Kawhi Leonard që shënoi në total 33 pikë, ndërsa Pascal Siakam realizoi 20 të tjera, por që nuk mjaftuan në fund.

Vendimtare në këtë triumf të 76ers ishte seria 8:0 në çerekun e dytë që i dha Philadelphias epërsinë 40:29.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme