Sport

Juventusi me ofertë për Icardin

Skuadra e Juventusit i ka bërë Interit ofertë zyrtare për sulmuesin argjentinas Mauro Icardi, përcjellë e përditshmja "Gazzetta dello Sport".

Mësohet se drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Fabio Paratrici është takuar me drejtuesit e Interit, të cilëve u ka bërë ofertën për Icardin, transmeton Koha Ditore.

Juventusi i ka ofruar Interit 60 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Icardit në fund të këtij edicioni. Ndërsa, sulmuesit 26-vjeçar, i ka bërë gati një pagë vjetore mbi tetë milionë euro.

Icardi pritet të largohet nga Interi pas përfundimit të këtij edicioni kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 80 milionë euro. Ai këtë edicion ka shënuar 16 gola në 33 ndeshje në të gjitha garat kurse me Interin ka kontratë deri në vitin 2021.