Sport

“Ajaxi i Italisë” po kërcënon hierarkinë në Serie A

Fillimisht erdhi barazimi, e më pas erdhi dominimi ndaj Juventusit.

Pasoi një fitore tjetër si mysafire ndaj një fuqie tjetër në ligë.

Por, këtu nuk është fjala për Ajaxin, përcjell Koha Ditore shkrimin e AP.

Është fjala për Atalantan, një klub provincial në periferi të Milanos, që po rrezikon të prishë hierarkinë e zakonshme në Serie A.

E njohur me nofkën "La Dea" - perëndesha - Atalanta sigurisht se ka luajtur në mënyrë hyjnore së fundi.

Pasi eliminoi Juventusin 3:0 në çerekfinale të Kupës së Italisë, Atalanta eliminoi edhe Fiorentinën, duke arritur në finale ku do të përballet këtë muaj me Lazion. Mes këtyre rezultateve, Atalanta arriti një fitore të madhe me rikthim, me rezultatin 2:1 në udhëtim ndaj Napolit, skuadrës së dytë në renditje prapa Juventusit. Ishte vetëm skuadra e dytë pas Juventusit që fitoi në stadiumin "San Paolo" të Napolit këtë stinor.

Një seri prej nëntë ndeshjeve pa humbje në Serie A ka dërguar Atalantan në vend të katërt në renditje, që garanton kualifikimin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)