Sport

Bota e futbollit: Iker qëndro i fortë

Descriptive Text

Bota e futbollit është bashkuar për t’i uruar shëndet portierit legjendar Iker Casillas, pas sulmit në zemër që e përjetoi të mërkurën.

Porto konfirmoi se 37-vjeçari është shtrirë në spital dhe tani është në gjendje stabile.

Pos Realit, si ish-skuadër e spanjollit, për Casillasin kanë reaguar klube të shumta të Evropës duke i uruar shëndet legjendës madrilene.