Sport

Drita vazhdon “mbretërimin” në volejbollin kosovar, fiton titullin e katërt radhazi

 

KV Drita e ka fituar edhe sivjet titullin e kampionit në Superligën e femrave në volejboll.

Gjilanaset në ndeshjen e tretë të serisë së finaleve të play-offit, mposhtën 3-0 klubin nga kryeqyteti M-Technologie.