Sport

Manchesteri pas Jamesit

Manchesteri pas Jamesit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për mesfushorin kolumbian James Rodriguez, ka njoftuar të hënën "Goal.com".

Mësohet se Rodriguez në fund të këtij edicioni do të kthehet te Real Madridi pas huazimit dyvjeçar te Bayerni. Skuadra bavareze ka vendosur që të mos shfrytëzoj të drejtën e blerjes së Rodriguezit, pasi trajneri Niko Kovaq nuk është i kënaqur me të, transmeton Koha Ditore.