Dortmundi ka lëshuar pikë shumë të rëndësishme në garën për titull të Bundesligës, duke u pësuar me rezultat prej 2 me 4 ndaj Schalkes.
Gotze kaloi Dortmunin në epërsi në minutën e 14, transmeton Koha.net.
Por, Schalke shënoi dy herë në pjesën e parë përmes Caligiurit dhe Sanes.
E pjesa e dytë nisi shumë keq për vendasit pasi me karton të kuq u ndëshkuan Reus e Wolf.
E në vazhdim Schalke e çoi rezultatin në 1 me 3. Ishte Caligiuri që shënoi sërish.
Witsel ngushtoi epërsinë duke shënuar në minutën e 85. Por, pas një minute Schalke shënoi sërish përmes Embolos.
Tabela aktuale është kjo:
