Sport

Liverpooli mposht me lehtësi Huddersfieldin për të rimarrë kreun

Foto: Reuters

Liverpooli ka shënuar fitore të lehtë në Anfield Road ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Huddersfieldit.

Skuadra e Jurgen Kloppit shënoi fitore prej 5 me 0, në një ndeshje ku shkëlqeu Mohamed Salah, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi Keita qysh në minutën e parë të ndeshjes nga një asistim i Salahut, që në këtë takim shënoi edhe dy gola.

Derisa dy golat e tjerë i shënoi Sadio Mane.

Vlen të theksohet se në këtë takim u inkuadrua edhe Xherdan Shaqiri në minutën e 73, derisa nga lëndimi pas një kohe të gjatë është kthyer Chamberlain.

Në krye të tabelës Liverpooli ka 91 pikë, derisa Huddersfieldi që ka rënë nga liga ka 14 pikë.