Sport

Conte afër marrëveshjes me Romën

Antonio Conte është gati të rikthehet në stol. Trajneri italian qëndron në pushim prej një viti pas largimit nga Chelsea.

Ai preferohet nga shumë skuadra të mëdha dhe e fundit që e do në skuadër është Roma.

Mediat italiane raportojnë se takimet mes drejtuesve të Romës dhe Contes kanë qenë intensive, madje ka pasur një takim edhe me Francesco Tottin. Ish-kapiteni legjendar i Romës është një nga personat që insistojnë për afrimin e 49-vjeçarit, transmeton kp.

Roma është gati t’i ofrojë një kontratë tre-vjeçare me një rrogë prej 9.5 milionë eurosh në sezon. Synimi dhe ëndrra e madhe është fitimi i titullit të Serie A.