Juventusi kërkon Sessegnonin

Juventusi kërkon Sessegnonin

23 April 2019 12:11

Skuadra e Juventusit është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, anglezit Ryan Sessegnon përcjell të martën "Football-Italia".

Sessegnon 18-vjeçar, është pjesë e Fulhamit dhe ekipi anglez për lirimin e tij kërkon të paktën 46 milionë euro dëmshpërblim.

Sessegnon është produkt i akademisë së Fulhamit dhe këtë edicion në Premier League ka shënuar dy gola dhe ka gjashtë asistime në 32 paraqitje.

Ai ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2020 dhe opsionin e vazhdimit për dy vite tjera, por Sessegnon pritet të largohet nga ekipi londinez, i cili edicionin e ardhshëm do të garoj në Championship.

Krahas Juventusit, interesim për Sessegnonin ka treguar edhe skuadra e Tottenhamit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme